TIRANE-Një martesë televizive është shënuar sot në emisionin “E diela Shqiptare” e drejtuar nga Ardit Gjebrea. Cifti ka qenë kryebalerini i spektaklit Albi Nako dhe balerina e prezantuese krah Gjebreas, Klaudia Pepa.

Në një kopsht si në përralla dhe me prozhektorë e kamera cifti është betuar për dashuri të përjetshme ndërsa emisioni transmetohej live.
Martesa u bekua nga prezantuesi Ardit Gjebrea që u kushtoi cifti dhe një këngë të bukur dashurie. Pavarësisht se të dy personat janë persona publike nuk mund të mos themi se në këtë ceremoni u munguan emocionet.

Realisht martesa të tilla mbahen mend gjatë nga publiku, Kujtojmë që pak kohë më parë gjatë nje eventi të ‘Geraldina Sposa’, këngëtarja Soni Malaj e veshur me fustan nusërie u martua në sfilatë me Mirkon, me të cilin ka dhe një vajzë.

(d.b/BalkanWeb)