Skuadra basketbollistike, Peja ka humbur ndeshjen e radhës në Balkan League. Peja u mposhtë nga skuadra izraelite Galil Gilboa me rezultat 76-66.


Peja luajti mirë në 3 çerekët e parë të ndeshjes duke rivalizuar skuadrën kampione të Balkan League, por që nuk u mbajt në çerekun vendimtar, atë të katërtin.


Tek Peja u vërejt mungesa e Freddy House i cili edhe pse i sëmurë deshti të ndihmoj skuadrën por që pati ngritje të temperaturës për çka u detyrua të dërgohej në spital.


Shaptahovic, Hajrizi e Odoëufa ishin më të mirët te Peja. Me këtë humbje Peja mbetet me 8 pikë në Balkan League, ndërsa Gilbao tani ka 10 pikë//Indeksonline/