Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe deputetin Niko Peleshi zhvilluan disa takime me Asambletë e zgjeruara në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urën Vajgurore.


Në fjalën e tij, Balla u shpreh se në betejën elektorale të 30 Qershorit, PS do jetë fituese në Berat dhe pushteti lokal do të fitohet nga socialistët.


Duam tja kthejmë Bashkinë e Beratit, socialistëve. Duam ta kthejmë Bashkinë e Beratit në drejtimin e duhur. Jemi sot para socialistëve të Beratit për tju thënë se ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Ne nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme. Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim. Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë. Sot ne jemi vetëm përballë të gjithë atyre. Fati na e ka sjellë që të gjithë këta ti kemi përballë. Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve. Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi tu përgjigjemi halleve të njerëzve, tha Balla.


Më tej ai e cilësoi protestën e opozitës më 16 shkurt para Kryeministrisë, një akt të turpshëm që e ka dënuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE.


Ngjarje të tilla do mundohen ti përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtës, tha Balla.


Balla i bërri thirrje opozitës nga Berati, që të mos bllokojnë rrugën europiane të Shqipërisë.


Mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni. Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton, deklaroi Balla.