Një debat i ashpër është shënuar jashtë sallës së Kuvendit, gjatë momentit që kanë dalë deputetët. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë replikuar mes tyre dhe përplasja është nxehur kur janë përmendur familjarët.


Balla ishte duke folur me gazetarët dhe aty u afrua Kryemadhi, e cila kërkoi të flasë. Por Balla tha se gruaja e Kreut të Shtetit bën zhurmuesen, ndërsa Kryemadhi i tha se askush sia përmendi motrën dhe bashkëshorten.


DEBATI:


Kryemadhi: Mund të flasim dhe ne?


Balla: Edhe ti do flasësh se ta zuri vendin Luli në Kuvend.


Kryemadhi: Po do flasim


Balla:  Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës


Kryemadhi:  Taulant nuk jam marrë as me motrën tënde dhe as me gruan tënde. Rri urtë, nuk të shpëton dot Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm. Nuk e zëvendëson fot Fatmir Xhafajn.


Balla: Më pëlqen edukata juaj!


Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalin pastaj. Rri urtë!


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)