berishaNë vizitën e presidentit të KE-së Barroso, ish-kryeministri Sali Berisha thyen Rregulloren e Kuvendit. Denoncimi vjen nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili akuzoi dje Berishën për thyerje të vendimit të Byrosë së Kuvendit, e cila e dënoi atë duke e përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe të komisioneve, ndëshkim ky që sipas Ballës mbaron më datë 2 korrik. Deputeti Sali Berisha u dënua nga Byroja e Kuvendit më datë 19 qershor, sipas nenit 65, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit. Sipas përshkrimit të këtij paragrafi, masa disiplinore e ndalimit të marrjes pjesë në seancë plenare dhe në komisione për 10 ditë pune, por jo edhe ditët e pushimit, pra përjashtohet e shtuna dhe e diela, shkruan Balla.


 


Ky shkrim Balla: Berisha theu Rregulloren u publikua me pare te Gazeta SHQIP.