Dibra zhvendoset në Kuvend. Akuza dhe kundërakuza për fitoren e kandidatit socialist Muharrem Ramës si kryetar i bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e 11 shtatorit.


PD mbron tezën se vota u vodh dhe u ble me kanabis dhe presionin e qeverisë nga maxhoranca. PS mbron tezën se kandidati i tyre Muharrem Rama ishte kandidati i duhur jo i huazuari dhe se Dibra nuk pranoi arrogancën, premtimet jo të besueshme dhe ofendimet e demokratëve.


Damian Gjiknuri, Koordinatori i Partisë Socialiste për qytetin verilindor, akuzoi opozitën se bashkëpunoi madje edhe me njerëz të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i shkarkuar nga detyra pas një video skandali seksual të publikuar në Ora News.


Muharrem Rama fitoi me një diferencë të madhe vote prej 4100 votash ndaj kandidatit të PD-së Sherefedin Shehu.


Ja disa nga debatet ne Kuvend


Kreu i grupit parlamentar PD-së Edi Paloka: Lironi Shukriun mos e mbani kot në burg.  Shefi i komisariatit ishte pronari i parcelave në Dibër. Urim Beqa miku i tij më i ngushtë i dënuar për trafik droge. 20 bukë blinte zotëria dhe ua çonte atyre në parcela.


Damian Gjiknuri: “Pas disa ditësh u thanë mos u merrni me Shukriun. Dibranët dinë ta dallojnë mirë partinë nga individi. Po ti vini re, nuk e përmendën më në ditën e tretë dhe të katërt, sepse dibranët që panë tek qeveria shqiptare që në momentin kur u publikua video-skandali, reagoi duke e shkarkuar. Në qeverisjen tuaj, kryebashkiak me skandale të ngjashme nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ata e panë vizionin tonë”


Deputeti i PD-se, Flamur Noka: “Vodhët votat, po mburreni me këtë  poshtërsi. Nuk kishit nevojë për program elektoral, se kishit bërë skemën, paraja e pistë në një anë, krimi në anën tjetër dhe presioni i qeverisë në mes. Bëtë maskaradë”


Deputeti i PS-se, Piro Lutaj: “E dini vetë ku ju pikon çatia por nuk kemi çfarë tju themi. Zgjodhët një kandidat bashkie që nuk fiton as votat në fshatin e vet”


Deputeti i PS-së, Taulant Balla : “Luli shkoi në shtëpi të familjarëve të Shukri Xhelilit për ti kërkuar votën. Morali juaj që nga brekët e Shukriut donit të kalonit në pushtet. S’po e them nga doni me kalu. Në Hollandë nuk është turp o Lul”


/Oranews.tv/


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter