ballaDeputeti socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar reagimet e Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha mbi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi.


“Pse Berishët gjithmonë në linjë me Beogradin?


Dje në Facebook apo Tweeter, vetëm tre postime e konsideruan fjalën e Kryeministrit Rama një provokim apo peligrinazh pa vlerë.


I pari ishte Vucic, i dyti Berisha-senior dhe i treti Berisha-junior. Ndërkohë që cdo shqiptar që dje foli në Facebook apo Tweeter për këtë cështje, foli me krenari për Kryeministrin e gjithë shqiptarëve Edi Rama. Si ka mundesi që Berishët janë gjithmonë në linjë me Beogradin?


Edhe në rastin e ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, përsëri vetëm nga Berishët pati qëndrim të njëjtë me Beogradin”, shkruan Balla në rrjetin social./gj.k/