Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri sot përgjegjëse qeverinë për pamundësinë e shqiptarëve që të lëvizë pa viza në Bashkimin Europian. "Kjo qeveri është përgjegjëse që nuk po lëvizet pa viza në BE", tha Balla. Sipas tij, qeveria nuk përmbushi standardet e udhërrëfyesi duke shtuar se qeveria vonoi pajisjen me pasaporta biometrike.

Ndërkohë deputeti i PS-së Balla ka theksuar se kusht kryesor për kthimin e saj në Parlament, është plotësimi i kërkesave të saj.

"Nuk mund të kthehemi në atë parlament, nëse nuk na respektohet e drejta jonë, e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit", tha deputeti Taulant Balla.