Në përfundim të Kongresit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një komunikimi me gazetarët ka deklaruar se shumica do te miratoje reformën zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-se.


“Opozita ka krijuar një ngërç artificial. Na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc të angazhimeve. Rritje të eksporteve, turizmit dhe punësimit. Refuzoj politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes. Shqipëria është një vend me vokacion europiane dhe rruga e vetme mbetet Europa. Në prag të zgjedhjeve lokale të tjera sfida na presin.


PS-ja është e vendosur për të çuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik.


Djegia e mandateve është një akt i pashembullt. PS-ja i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të avancojnë axhendën europiane. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit. Kongresi vendosi piketat për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e 2021”, deklaroi Balla.


Gazeta Shqip