Tiranë-Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi sot se emri i Sali Berishës dhe i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u denoncuan në lajmin e Fox News-it, si dy persona përgjegjës për keqpërdorimin e 39 milionë dollarëve të Bankës Botërore. Balla ka kujtuar se edhe Nju Jork Times ka zkuar për trafik ndërkombëtar armësh. “Nuk është e hera e parë që qeveria e Sali Berishës, dhe familja që na qeveris na bën qesharak dhe me turp në sytë e gjithë botës. Gjithashtu dua të theksoj se Jala është vetëm maja e ajsbergut, këto ditë Sali Berisha po shet edhe 2.4 milionë metra katrorë tokë edhe në gjirin e Lalzit”-theksoi Balla.