Kuvendi i Shqipërisë mirëpriti sot Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, një mike shumë e mirë e Shqipërisë, por që me ndalesën në Parlament është bërë objekt akuzash nga Partia Demokratike për kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.


E teksa në transmetimin e drejtpërdrejtë nuk u vu re, syri i mprehtë i koordinatores së PD, Silvi Bardhi ka kapur një shkelje syri të Ballës në drejtim të Kitaroviç, të cilën ajo e komenton kështu në Facebook: Kur të shkel syrin Toyota Yaris, integrimit vëri vizën!.


 






Kur te shkel syrin "Toyota Yaris", integrimit veri vizen!


Gepostet von Silvi Bardhi am Donnerstag, 19. Juli 2018



Përshëndetjen e çuditshme të Ballës për Presidenten kroate, të cilësuar si një nga femrat më seksi në politikë e komenton edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.


Tao Dërrkuc Palla në rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacisë… Do e ketë ngatrruar me ndonjë kroate tjetër …, shkruan Paloka në Facebook.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)