Reagim i Nenkryetarit te Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla pas deklarates se Bodes





Turp i madh per nje minister financash qe gjen kurajon sot te dale e te hedhe vrer mbi opoziten shqiptare nderkohe qe i madh e i vogel pa me sy se si vrasesit e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes egzekutuan tre protestues qe te tre jashte territorrit te institucioneve te tre protestues te paqshem te tre te paarmatosur e per me shume pa asgje ne dore.





Ti vije turp Ridvan Bodes qe pasi vodhi arken e shtetit ne bashkepunim me Sali Berishen ne nje prej aferave korruptive qe kane zhytur kete qeveri ate te kasave fiskale del sot ne publik e akuzon protestuesit.





Turp i madh per kete qeveri qe nga 113 te ndaluarit sipas vete policise se shtetit ka arritur te identifikoje vetem nje person me precedent penal vjedhjen e nje celulari kur ishte cilimi.





Bilanci tragjik i dites se djeshme fatkeqesisht flet me qarte se kushdo. Tre te vdekur qelluar me arme zjarri nga efektivat e Sali Berishes e Lulzim Bashes dhjetera protestues te tjere te plagosur po me arme zjarri dhe asnje asnje efektiv policie i lenduar nga plumba.



Per shqiptaret cdo gje eshte e qarte. Kush proteston e kush vret. Kush kerkon te drejta e kush i shkel ato. Per shqiptaret eshte e qarte Ata jane partia ne jemi populli.