Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, të një dokumenti me logon e Prokurorisë, ku paraqiteshin disa përgjime.


Deputeti demokrat deklaron se është përgjimi i një telefonate të Fredi Alizotit dhe një miku të tij. Ne dokumente, përmendet një Taulant nga Librazhdi, për të cilin Salianji tha më pas në një emision televiziv se bëhej fjalë për Taulant Ballën.


Ndërkaq, Balla, në një postim në rrjetet sociale, drejtohet Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, që të pyesë Saliun se i kujt është numri me të cilin, sipas dokumente, ka folur Alizoti.


përmes një postimi në Twitter, duke mohuar kategorikisht që të ketë komunikuar me Fredi Alizotin, por ai ka shkuar më tej duke i kërkuar Bashës që të pyes se i kujt është numri 0699423771, i përfshirë në biseda, duke hedhur edhe aludime si ky numër i përket Sali Lushës.


Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771., shkruan Balla në Twitter.



11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)