Athinë, 26 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Steven Vanackere, ka porositur vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë se përafrimi Bashkimit Evropian do të ecë “hap pas hapi”. Pas takimit me zyrtarët grekë në Athinë ka deklaruar se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.


Përafrimi i vendeve të Ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë, me BE-në do të ecë “hap pas hapi”, ka deklaruar mbrëmë në Athinë Vanackere.


E ardhmja e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë konsiston në përpjekjet që t’i afrohen BE-së, që është më së miri të arrihet “hap pas hapi”, është shprehur Vanackere pasi është takuar me kryeministrin dhe zëvendësshefin e diplomacisë greke, Georgos Papandreu dhe Dimitris Drucas.


Vanackere ka theksuar se “zgjerimi i BE-së është ndër prioritetet” të kryesimit belg dhe se qëllimi i vizitës së tij në Greqi është “konsultimi me vendin që është eksperte për rajonin për të arritur rezultatin më të mirë” në këtë aspekt.


Greqia angazhohet për pranimin e vendeve të Ballkanit, në të cilat është edhe Turqia në BE, por për Turqinë që është rival i saj, parashtron si kusht “qasjen konstruktive” ndaj zgjidhjes së problemit qipriot dhe politikën e fqinjësisë së mirë, në përputhje me konventat ndërkombëtare.