Përveç diskutimeve serioze mbi çështjet më të nxehta të momentit siç është ai i azilkërkuesve dhe marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit në samitin e Vienës është organizuar edhe një ndeshje futbolli.

Vendet e Ballkanit ose BE-ja e ardhshme janë ndeshur me vendet e BE-së.

Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Ballkanit kanë hequr kostumet zyrtare dhe kanë veshur veshjet sportive por binte në sy mungesa në formacion e kryeministrit Rama.

Para takimit u tha që edhe Rama do të luante futboll por siç shihet në foto ai nuk është pjesë e formacionit.

Ndoshta trajneri i skuadrës së Ballkanit ka menduar se si basketbollist që kan qenë Rama nuk do të ishte shumë i dobishëm për skuadrën e tij.

Ndeshja u fitua nga Ballkani me rezultatin 4 me 2.

BEbeja