Të paktën 17 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarët e milicisë civile, u vranë në përleshjet me vjedhësit e kafshëve në Nigeri veriperëndimore, tha policia të premten.


Banditët e armatosur sulmuan fshatin Jan Ruwa në lagjen Birnin Gwari, të shtetit Kaduna të martën dhe vodhën bagëtitë, duke çuar në përleshje me një forcë të milicisë. Zëdhënësi i policisë së shtetit Kaduna Yakubu Sabo, tha se banditët  morën shumë lopë, por vigjilentët i luftuan ata që të përpiqeshin të rimerrnin tufën e vjedhur.


“Në proces, trupat e 15 vigjilentëve dhe dy të tjerë u gjetën të pajetë,” shtoi ai në një deklaratë. Zona Birnin Gwari, e shtetit Kaduna në vitet e fundit është bërë famëkeqe për vjedhjen e kafshëve dhe rrëmbimin për shpërblesë, duke detyruar shumë njerëz vendas të ikin për sigurinë e tyre.


Bandat lëvizin me motoçikleta  për të kërkuar gjahun e tyre dhe shpesh kalojnë në shtetin fqinj Zamfara. Lopët e rrëmbyera lëshohen shpesh brenda disa ditësh nëse iu garantohet pagesa , por banorët thonë se mund të vriten nëse nuk ka para dhe trupat e tyre hidhen në shkurre.


Sulmet ndaj komuniteteve bujqësore janë një nga çështjet e sigurisë që përballet Presidenti Muhammad Buhari, i cili është kritikuar për dështimin në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Amnesty International vitin e kaluar tha se komunitetet në Zamfara ishin “në mëshirë” të banditëve të armatosur që kishin vrarë të paktën 371 njerëz në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.


Gazeta Shqip