Burgu ku qëndron banda e njohur MS-13 është ndër më luksozet që keni parë pasi ata lejohet të luajnë me lojëra kompjuterike dhe kanë një dhomë për të kryer marrëdhënie.


Transferimi i qindra andëtarëve të bandës së krimit nga një burg i mbipopulluar në një burg me siguri maksimale ka treguar se jetesa këtu është e nivelit të lartë.


Në burgun e Honduras bëjnë pjesë 773 anëtarë të pajisur me kondicionerë, mobilje të mira, makinë kafeje dhe frigorifer të mbushur me ushqime.


Krerët e bandës trajtohen shumë mirë kur marrin vizita nga gratë, duke patur mundësinë që të përdorin dhomën private.


Të gjithë të burgosit besohet se janë anëtarë të Mara Salcatrucha (MS-13) dhe Barrio 18 në Honduras, që konsiderohet ndër vendet më të rrezikshme në botë.


Banorët u tronditën kur panë fotografitë e kushteve të tyre në rrjete sociale, në të cilat bien në sy disa portrete që kanë të bëjnë me humbjen e disa prej anëtarëve.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter