Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila u përball me kolegët e saj në tentativë për tu larguar nga shtëpia, që me vendim gjykate duhej ti kthehej pronarit, është akoma e tronditur.


E ftuar në emisionin Open, ajo ka thënë se është e tronditur akoma nga ato pamje ku u përfshinë edhe fëmijë të vegjël.  Tronditem akoma, sytë më mbushen me lot, fëmijët nuk e kanë marrë veten ditën e fundit.


E pyetur si qëndron e vërteta e dokumenteve dhe vendimeve të dhëna nga gjykata në favor të pronarit, Aleksandër Gavoçi, ajo ka thënë: Gavoçi ka ligjet e dokumentet e gjykatave, ndërsa unë kam dokumentet e shtetit. Ai ka vendimet e gjykatave të fituara nga gjykatësit në mënyrë të korruptuar. Mua certifikatën e pronësisë ma ka dhënë shteti, më ka pajisur shteti. Në vendimin e Gjin Gjonit nuk thuhet asgjë, por është vetëm ashtu siç e kërkon Gavoçi. Është vendim i korruptuar, ne e dimë si merren vendimet e gjykatave, përmes parave e fiton vetëm biznesmeni, jo i drejti, jo i varfri. Në fillim më ofroi marrëveshje, pastaj na sjell përmbarimin, – tha efektivja e policisë. – Unë kam besim nëse zbatohet marrëveshja, në kontratë na ofroi dy familjeve 230 metra ambiente banimi. Ti qëndrojë kësaj kontrate dhe ne jemi dakord. Gavoçi na premtoi që do bëhet ndërtesë, kjo duhet depozituar në bashki që të zbardhet leja, – tha ajo.


Gazeta Shqip