Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e Unazës së Madhe, i cili prek banesat e tyre. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.


Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, si edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.


Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar protesta pa afat.


Kërkojmë që këtyre që u kemi dhënë votën të vijnë të na takojnë. I bëj thirrje politikaneve dhe të vijnë të na takojnë se nuk u dhamë votën që të na bëjnë gropën, u shpreh një nga banorët.


Projekti përfshin ndërtimin e të gjithë Unazës së Madhe të Tiranës edhe rehabilitimin e plotë të segmentit të parë të hapur Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta. Punimet do të zgjasin 2 vjet, ndërsa sfidë do të jetë menaxhimi i trafikut.


20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)