Te vendosur ne qytezen e Laçit te Vaut te Dejes, pasi shtepite e tokat ua mori Hidrocentrali, keto familje akoma edhe sot pas 43-vitesh jetojne ne kushte te mjerueshme ne kapanon me çati eterniti, material kancerogjen i ndaluar nga çdo vend i Bashkimit Europian.


Keto banore do te largoheshin asokohe nga shteti i atehershem pa u pyetur dhe me ta do te popullohej qyteza e Laçit te Vaut te Dejes.


Sot edhe pas 24 vitesh demokraci, akoma keto familje nuk jane kompensuar nga shteti per tokat qe u zuri Hidrocentrali i ndertuar mbi lumin Drin.


Vitet kalojne dhe shpresat per ta sa vijne dhe shuhen, pasi e vetmja pergjigje nga shteti dhe pushteti vendor kane qene premtimet pa mase dhe ne realitet duke mos u bere asgje.