Rreth 60 familje në fshatin Panaja rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë heqja e një prej pompave kryesore që furnizon një pjesë të këtij fshati, duke sjellë edhe protestë të banorëve.


Pompa është menduar të vihet në fshatin Kërkove, por një ndërhyrje e tillë ka gjetur dhe kundërshtimin e banorëve të këtij fshati, pasi ndërhyrja rrezikon të lihen të dy fshatrat pa ujë.


Banorët e Panajasë protestuan para Njësisë Administrative Qendër në Vlorë. Aktualisht të dy fshatrat furnizohen me ujë disa orë në ditë.


Banor: Pompat që janë dërguar në Panaja nuk e furnizojnë plotësisht të gjithë fshatin. Problemi është për të dy fshatrat bashkë.  


Ndërkohë administratorja e Njësisë Administrative Qendër, Margarita Koço ka theksuar se ndërhyrja nuk bëhet për të dëmtuar banorët, por thjesht për të përmirësuar situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në të dy fshatrat, një investim që ka nisur prej gati një viti.


Margarita Koço: Këtë problem e zgjidhin specialistat. As unë dhe as banorët nuk jemi specialistë për të vendosur nëse duhet bërë ky investim, zhvendosje që të bëhet furnizimi.


Problemet e furnizimit me ujë në këto fshatra ndodhin gjatë verës, ndaj edhe banorët protestojnë të mos ndërhyhet në rrjet, pasi rrezikojnë të mbeten pa ujë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter