Një skuadër e ‘zbehtë’ është treguar Barcelona përballë klubit qipriot APOEL Nicosia, duke shënuar vetëm një gol ndaj këtyre të fundit. Goli i vetëm në ndeshje u realizua në pjesën e parë nga Gerard Pique (28’).
Pas një goditjeje të lirë të Lionel Messit, spanjolli kërceu për të shënuar me kokë. Ajaxi dhe Paris Saint Germaini janë ndarë me rezultat të barabartë (1-1) në takimin tjetër të Grupit F.
Në ndeshjen e zhvilluar në Amsterdam Arena, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Edinson Cavanit (14’). Mirëpo, për gëzimin e tifozëve vendas u përkujdes Lasse Schoene (74’). Barcelona ka tri pikë në krye të Grupit F, ndërsa Paris Saint-Germaini dhe Ajaxi kanë nga një pikë.
(o.d/BalkanWeb)