Alarmi i dëmtimeve të shpeshta të Lionel Mesit ka bërë që Barcelona të kërkojë një specialist. Katalanët janë të shqetësuar për gjendjen fizike të talentit argjentinas, që të martën ka pësuar dëmtimin e shtatë në muskuj gjatë këtyre dy viteve të fundit (të katërtin në të njëjtin vend). Për të kuruar Mesin, i cili duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj, drejtuesit dhe stafi teknik kanë filluar kontaktet me specialistë jashtë Spanjës, për të zgjidhur një herë e mirë problemin.