Aromë divorci Barcelona–Zambrota. Lajmin e bën publik revista prestigjioze gjermane "Kicker". Barcelona është në kërkim të sigurimit të shërbimeve të Filip Lahmit, lojtarit të Bajenit të Munhiut, ndërkohë për Xhanluka Zambrotën interesohen Interi dhe Milani. Midis Zambrotës dhe Barcelonës nuk pati kurrë një "dashuri" të vërtetë.
"Kicker" shkruan se klubi katalanas është i gatshëm ta largojë kampionin e botës gjatë merkatos së ardhshme, për ta zëvendsësuar menjëherë me anësorin e Bajernit, Filip Lahmin. Rendimenti i ulët i italianit është dhe argumenti kryesor ku mbështeten drejtuesit spanjollë.
Zambrota, 30 vjec, dëmtimet e tij të njëpasnjëshme, e bëjnë Xhanlukën të padëshiruar në Barcelonë.
Në kontrast janë të dhënat e gjermanit Lahm që ofron më shumë garanci për katalanasit: është duke mbushur 24 vjec, ka nëj eksperiencë të madhe ndërkombëtare, me 35 ndeshje me Gjermaninë, përfshirë edhe një Europian e një Botëror në këmbët e tij.
Lahm ka një kontratë që skadon në vitin 2009 me Bajernin, por ende kryesuesit e Bundesligës nuk i kanë ofuar rinovimin e saj. Interi dhe Milani janë shumë të interesuar për të pasur në gjirinin e tyre ish-lojtarin e Juventusit.