barca

Barcelona ka kaluar pa problem në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka mposhtur dhe eliminuar edhe një herë tjetër Arsenalin në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi kësaj radhe e mposhti 3:1 në Cam Nou.

Katalunasit në çerekfinale u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 5:1, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar 2:0 në Londër.

Për Barcelonën golat i shënuan Neymar, Luis Suarez dhe Messi, ndërsa golin e vetëm për Arsenalin e realizoi mesfushori Elneny.

Barcelona kështu bëhet skuadra e shtatë që kualifikohet në çerekfinale, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe Real Madrid, PSG, Benfica, Wolfsburg, Manchester City, Atletico Madrid. /Express