Barcelona eshte nisur drejt Milanos, per ndeshjen e pare gjysmefinale te "Champions" me autobus. Per shkak te anulimeve te linjave ajrore ne Evrope, katalanasit e kishin te pamundur qe te fluturonin nga Barcelona drejt Milanos, me avion. Kesisoj, pas barazimit ne kampionat, 0-0 me Espanjolin, ekipi i Pep Guardioles eshte nisur drejt Milanos me autobusin e ekipit dhe ndaloi gjate mbremjes ne Kane, per te mberritur sot ne Milano.