Barcelona ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e saj Gerardo “Tata” Martino.


Mendimi i parë i teknikut argjentinas gjatë konferencës për shtyp, ka shkuar për Tito Vilanovan: “Jam i lumtur që jam këtu, por të gjithë e dimë arsyen pse tashmë unë jam në krye të bankinës së Barcelonës dhe për këtë i uroj shërim të shpejtë Vilanovas”.


Më pas Tata Martino theksoi: “Të drejtosh Barcelonën është një privilegj. Unë e kam një ide se si do të luajmë por dua të sqaroj se sistemi i lojës varet nga lojtarët që kam në dispozicion”.


E kaluara e Martinos dhe e yllit të Barcelonës Leo Messi është e njëjtë dhe shumëkush mendoi se Messi kishte ndikuar tek drejtuesit për të firmosur me Martinon, madje edhe vetë trajneri argjentinas e tha këtë gjë, por gjatë prezantimit ai tërhiqet nga këto deklarata: “Unë dhe Messi nuk njihemi, nuk është e vërtetë që ka ndikuar Messi në përzgjedhjen time si trajneri i Barcelonës. Unë mendoja që një ditë do ta stërvisja Messin por jo këtu tek katalanasit por në Argjentinë”.


Mendimi i fundit i Martinos shkon për merkaton duke konfirmuar qëndrimin e Cesc Fabregas ashtu siç bëri edhe zëvëndëspresidenti i Barcelonës