MesiBarcelona ka shkatërruar Bajern Mynihun në ndeshjen e vajtjes të gjysmëfiinales së Championsit, duke fituar 3-0 në “Kamp Nou”.


Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me Nojerin që ka shpëtuar portën dy herë, në fillim ndaj goditjes Suarezit dhe më pas ndaj Dani Alvesit.


Bavarezët kanë rezistuar deri në minutën e 77-të kur Mesi me një godditje nga jashtë zone ka gjunjëzuar portierin Nojer. 1-0 për Barçën.


Pas tre minutash, është sërish ylli argjentinas që dhuron spektakël me golin e dytë, teksa driblon bukur në zonë duke shmangur Boatengun dhe me të djathtën mposht sërish Nojerin.


Bajerni hidhet i tëri në sulm, por në minutën e 93-të Barça godet sërish, këtë herë me Nejmarin, i cili përballë portierit gjerman realizon golin e tretë.


Me këtë sukses, katalanasit janë me një këmbë në finalen e Championsit në Berlin më 6 qershor, ndonëse bavarezët do të tentojnë mrekullinë të martën që vjen në “Allianz Arena”.


6 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Barcelona turpëron Bajernin, me një këmbë në finalen e Championsit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.