Barcelona zgjedh sulmuesin e së ardhmes. Ai është talenti serb Luka Jovic i cili konsiderohet si pasuesi ideal i Luis Suarez nga drejtuesit e Barçës.


Sulmuesi i Frankfurtit, i cili është në pronësi të Benficas po shkëlqen me skuadrën e drejtuar nga trajneri Adi Hutter teksa në këtë sezon ka realizuar 19 gola në total në të gjitha kompeticionet. Sipas mediave gjermane, Jovic ka arritur një akord me Barcelonën dhe tashmë mbetet vetëm që klubi katalan të arrijë një marrëveshje me Benficën për shumën që duhet të paguajë për të marrë shërbimet e sulmuesit serb.


Faqja e specializuar Tranfermarkt e vlerëson 40 milionë euro kartonin e 21-vjeçarit, por vështirë se Benfica do ta lëshojë për më pak se 60 milionë euro lojtarin të cilin e bleu 3 vite më parë kur ishte vetëm 18-vjeç për 6,6 milionë euro.