Tirana deklaron zyrtarisht të mbyllur merkaton. Afrimi i tri lojtarëve të tjerë cilësorë si Endri Vrapi, Jahmir Hyka dhe Daniel Xhafaj e ka rritur ndieshëm cilësinë e tri reparteve në skuadrën kryeqytetase, mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin, duke mbyllur edhe pistën sllovene (Ranic) dhe atë kroate (Karic). Vrapi është një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar, Hyka një nga mesfushorët me të ardhme të shkëlqyer dhe ish-pjestar i skuadrave të tilla si Rozenborg e Olimpiakos, ndërsa Xhafaj një nga golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar me 20 gola. Të tri lojtarët janë kontigjent i kombëtares shqiptare dhe të vlerësuar shumë nga trajneri i saj Oto Baric. Te Tirana fillimisht u zëvendësua trajneri i përkohshëm, Shkëlqim Muca (fitoi titullin e sezonit të kaluar) me Sulejman Starovën. Menjëherë pas kampionatit u larguan Allmuaca, Pema, Pisha, Abraham (te katër te Dinamo), V. Sinani (Vllaznia), Fish (Flamurtari) dhe Ervin Bulku te Kribvasi në Ukrainë. Brerjet normalisht ishin më të shumta në numër: Fortuzi (Greqi), Sina dhe Merkoci nga Elbasani, Vrapi e Daniel Xhafaj nga Teuta, Hyka nga Olimpiakosi.