Më 28 maj 1996, gazetari i Dita informacion Bardhok Lala, u hodh në një furgon, ku u rrah barbarisht.
Të zhveshur dhe gjysmë të vdekur, personat e paidentifikuar që e morën me makinë të kuqe, e hodhën në Liqenin Artificial, duke e menduar të vdekur.
21 vjet më vonë, pakush e di që Bardhok Lala është gjallë, çdo 28 maj, familjes së tij i vijnë ngushëllime për humbjen e parakohshme të djalit.
Bardhoku nuk flet, nuk kërkon, nuk denoncon. Ai thjesht jeton.
Në Lezhë, ku punon si ndihmësmjek, i është rikthyer profesionit që mësoi te Jani Mininga në Vlorë, para se ti futej gazetarisë.
Nuk të vjen keq,- i them, që të dinë të vdekur?
Në një farë mënyre atë ditë unë vdiqa, përgjigjet Bardhok Lala, ndërsa e intervistoj.
Është intevista e tij e parë, 21 vjet më pas.
Intervista do transmetohet sot në “Dritare me rudinën”, në Vizion Plus. (Rudina Xhunga)