Trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric zbardhi listën e 21- lojtarëve për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses sonë, kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë. Grumbullimi do të nisë, më 8 tetor, në Doberna të Sllovenisë, 15 km larg Celjes, ku dhe do të zhvillohet takimi më Slloveninë. Për herë të parë nën urdhërat e teknikut kroat do të jenë mesfushori i Krivbasit në kampionatin ukrainas, Dorian Bylykbashi, mesfushori sulmues i Partizanit, Elis Bakaj Mbrojtësi i Besës, Andi Lila rithirret pas grumbullimit kundër Anglisë B. Ashtu sic dhe pritej, sulmuesi Edmond Kapllani, i cili luan për Karslsruhen në kampionatin gjerman nuk është thirrur për shkak të debateve me trajnerin gjatë ndeshjes Shqipëri-Holandë, kur durrsaku u ankua për zëvendësimin e tij pas pjesës së parë. Në listë mungon edhe Lorik Cana, i pezulluar me tri ndeshje, ndërkohë që rikthehet Ervin Skela. Trajneri Baric vazhdon të injorojë thërritjen e një portieri të tretë, që më parë ka qenë Ilion Lika, edhe pse portieri i Elbasanit po shfaq një formë të mirë. Për tu vecuar në këtë listë është fakti së kontigjentin më të madh e përbëjnë "ukrainasit": 5, dhe Tirana, po me 5 lojtarë.
Dy ndeshjet me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje përfunduan në barazim 0-0. Sllovenia ka 10 pikë, një më shumë se Shqipëria, 9.

Lista
Portierë
1. Arjan Beqaj, Enorthosis Famagusta
2. Isli Hidi, FC Kryvbas
Mbrojtës
3. Debatik Curri, FC Vorskla Potlava
4. Armend Dallku, FC Vorskla Potlava
5. Nevil Dede, FK Tirana
6. Erjon Xhafa, KF Tirana
7. Kristi Vangjeli, Aris Selanik
8. Blerim Rustemaj, FC Hosters
9. Andi Lila, FK Besa
Mesfushorë
10. Elis Bakaj, FK Partizani
11. Devis Muka, FK Tirana
12. Ervin Bulku, FC Kryvbas
13. Altin Haxhi, Ergotelis FC
14. Klodian Duro, FK Tirana
15. Jahmir Hyka, FK Tirana
16. Altin Lala, Hanover 96
17. Ervin Skela, Energie Cottbus
Sulmues
18. Alban Bushi, Apolon Kalamaria
19. Dorian Bylykbashi, FC Kryvbas
20. Hamdi Salihi, Ried FC
21. Erjon Bogdani, Livorno