Albania-sport- 21-vjecari Sebino Plaku është shndërruar në "vrasës" dhe në një makinë golash në miqësoret e Kombëtares (B) shqiptare gjatë ndeshjeve miqësore. Katër gola në tri ndeshje e kanë vënë sulmuesin e Apolonisë në krye të listës së golashënuesve të përfaqësueses. Kombëtarja B barazoi sot 2-2 me Tiranën, që kryesoi në pjesën e parë 0-2, me dy gola të bomberit Vioresin Sinani (20', 25'). Për Shqipërinë golat u shënuan nga Daniel Xhafaj (44') dhe Sebino Plaku (83'), që zëvendësoi në pjesën e dytë sulmuesin e FC Kalmar, Shpëtim Hasani. Formacioni fillestar i Oto Baric ishte ky: Lika-Teli-E.Xhafa-Aliaj-Neziraj-Dedaj-Ahmataj-Duro-Hyka-Hasani-D.Xhafa. Në pjesëen e dytë Baric zëvendësoi shumë lojtarë titullarë. Në portë Mustafa për Likën, Dallku për Telin, Dede për E.Xhafën, Vrapi për Aliajn, Sukaj për Neziraj, Muka për Dedaj, Bulku për Ahmataj, Memelli për D.Xhafen dhe Plaku per Hasanin. Me zëvendësimet e kryera kombëtarja e zhvendosi lojën në gjysmëfushën e Tiranës duke krijuar disa raste të pastra për shenim me Sukaj dhe Plaku. Pjesa e dytë tregoi gjithashtu edhe një rritëm të lartë loje për djemtë e Baric, kjo falë përgatitjes së mirë fizike. Goli i barazimit për përfaqësuesen kuqezi u shënua nga Sebino Plaku në minutën e 83 Ekipi Kombëtar do të kthehet në Shqipëri ditën e hënë në orën 14:30. Nesër do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore para largimit nga Antalia. Shqipëria arriti një fitore spektakolare 7-2 të Shqipërisë (B) me një formacion modest të Antalispor (fare mirë B) dhe barazoi (0-0) me Fortuna Dusseldorf, në një ndeshje e dobët e përfaqësueses sonë.