
- Pas bisedes telefonike qe Edvin Murati futbollisti i kombetares tone beri me trajnerin e tij Baric duke i komunikuar qe Presidenti i tij nuk e lejon te marri pjese ne grumbullimin per ndeshjen me Angline,Baric i jep zgjidhje problemit duke i sugjeruar lojtarit qe te flasi edhe njehere me presidentin duke i thene qe te beje nje sacrifice qe mos ti humbi ndeshjet me skuadren e tij,pra ai te luaj te merkuren me dt.23 maj ndeshjen me Asteras Tripolis (pretendenten per kampion) dhe te enjten me date 24 te jete ne Angli ne stervitje me kombetaren pastaj te premten me date 25 te zhvilloje ndeshjen me Angline te pakten nje pjese loje,te shtunen me date 26 te udhetoje perseri per ne Greqi dhe te jete i gatshem perseri per ndeshjen e se djeles me date 27 me Panthrakikos.Murati foli edhe njehere me presidentin ashtu sic i sugjeroi Baric dhe ai duke marre parasysh kontributin qe Murati ka dhene per skuadren,pranoi.Duhet te bejme te ditur qe Murati ka pasur gjithmone maredhenie te mira me presidentin e tij,ai eshte nje tifoz personal i lojtarit,biles sipas disa burimeve te brendeshme te lojtarit ai eshte i ftuar dhe ne dasmen e Edvinit ne Paris me date 15 Qershor.Pra Baric me eksperiencen e madhe qe ka arriti te zgjidhe dhe kete problem te lojtarit te tij per te cilin ka nevoje me shume ne keto ndeshje decisive.Gjithashtu edhe nga ana e Muratit u pa qarte se ai eshte i gatshem si gjithmone edhe te sakrifikohet per ekipin e tij kombetar duke u nisur edhe nga deklarata e tij e bere ne Top Show Sport tek Top Channel kur tha qe une jap shpirtin per kombetaren time,per kombin tim.
Nga Arben Shemili