TIRANE – Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, 300 ditët e para të qeverisë kanë qenë vetëm fjalë e mashtrime. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i opozitës thekson se në 300 ditë nuk është hapur asnjë vend i ri pune, e nuk është bërë asnjë investim dhe reformë në vend.

“300 ditë qeverisje, 300 ditë premtime, 300 ditë mashtrime.
300 ditë, fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Asnjë bilanc, asnjë vend të ri pune, asnjë investim, asnjë reformë, vetëm varfëri dhe papunësi.
300 ditë, pasiguri për jetën dhe pronën. Krimi, grabitjet me dhunë, aksidentet, trafiku i lëndëve narkotike në nivele alarmante.
300 ditë, largime masive nga puna, emërime kriminale, korrupsion politik, shitblerje votash.
300 ditë, krimi dhuna dhe brutaliteti kanë pushtuar shtetin.”- shkruan Basha. 

(er.nu/BalkanWeb)