Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, kryeson me 67 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama, pas hapjes së 89 kutive.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar dje më shumë se 130 vota të hedhura në kutinë e gabuar, ku shumica e tyre ishin për kandidatët për kryetarë bashkie. Gjatë mbledhjes së djeshme, e cila filloi në orën 09:30 dhe u mbyll rreth orës 22:00 me disa pushime, u numëruan votat e hedhura gabim në 40 kuti. Pas hapjes së tyre, Basha mori 70 vota, ndërsa rivali i tij 32 vota. Diferenca pas 3 ditë numërimi ishte 77 vota dhe, po t’i zbriten kësaj shifre 10 vota të mbetura pas numërimit të kutisë së fundit, Basha është 67 vota në avantazh.

Rezultatet

Paraditen e djeshme u hapën fillimisht 8 kuti votimi të Njësisë Bashkiake Nr. 6 në kryeqytet. Pas numërimit të votave të panumëruara më parë, doli që për Lulzim Bashën kishin votuar 25 qytetarë, ndërsa për Edi Ramën 7 qytetarë. Më pas u hapën kutitë e votimit të Njësisë Bashkiake Nr. 8. Por, në tre kutitë e para, megjithëse në procesverbalin e konstatimit ishte shënuar se kishte vota të hedhura në kutinë e gabuar, në fakt nuk u gjet asnjë fletë votimi. Pas hapjes së këtyre kutive, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, hodhi hije dyshime mbi procesin. “Dy janë rrugët, ose dokumenti është i falsifikuar, ose kutia është e falsifikuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i thotë popullit ç’ka ndodhur. Për këtë duhet bërë një hetim”, tha Subashi. Ndërsa kreu i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se “për të gjitha shënimet që komisionerët kanë bërë dhe nuk u gjetën fletët në kuti, duhet të mbajnë përgjegjësi”. Pas hapjes së 10 kutive të kësaj Njësie Bashkiake, Basha mori 20 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Edi Rama, mori 15 vota. Kutitë e hapura pasdite ishin të Njësisë Bashkiake Nr. 9. Në 16 kuti të hapura rezultoi se Lulzim Basha ka marrë 25 vota, ndërsa Edi Rama 10 vota. Në këtë Njësi ishte edhe kutia ku ka votuar Presidenti Bamir Topi.


Kutitë e hapura nga KQZ


QV 1867 KZAZ 50

15 vota të gjetura

9 vota për Bashën

1 votë për Ramën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PR (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LDK (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1870 KZAZ 50

1 votë e gjetur

1 votë për Bashën

QV 1873/1 KZAZ 50

1 votë e gjetur

1 votë për Bashën

QV 1878 KZAZ 50

5 vota të gjetura

1 votë për Bashën

2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë e pavlefshme

QV 1879/1 KZAZ 50

8 vota të gjetura

3 vota për Bashën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë LSI (Këshilli Bashkiak)

1 votë PBK (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë e pavlefshme

QV 1880 KZAZ 50

5 vota të gjetura

3 vota për Bashën

2 vota për Ramën

QV 1881 KZAZ 50

5 vota të gjetura

4 vota për Bashën

1 votë për Ramën

QV 1880/1 KZAZ 50

8 vota të gjetura

4 vota për Bashën

3 vota për Ramën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

QV 1927/1 KZAZ 52

4 vota të gjetura

3 vota për Ramën

1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1931 KZAZ 52

4 vota të gjetura

2 vota për Bashën

2 vota të pavlefshme

QV 1932 KZAZ 52

5 vota të gjetura

3 vota për Bashën

1 votë për Ramën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1935 KZAZ 52

15 vota të gjetura

2 vota për Bashën

2 vota për Ramën

3 vota PD (Këshilli Bashkiak)

2 vota PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë AD (Këshilli Bashkiak)

4 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1937 KZAZ 52

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

QV 1941 KZAZ 52

8 vota të gjetura

4 vota për Bashën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LZHK (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Bashkisë)

QV 1940 KZAZ 52

9 vota të gjetura

3 vota për Bashën

3 vota për Ramën

1 votë për Milloshin

1 votë PSV 91 (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PDM e Re (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1943 KZAZ 52

9 vota të gjetura

2 vota për Bashën

3 vota për Ramën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota të pavlefshme

QV 1944/1 KZAZ 52

12 vota të gjetura

2 vota për Bashën

1 votë për Ramën

3 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PBDNJ (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PR (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

1 votë BLD (Këshilli Bashkiak)

1 votë PBRSH (Këshilli Bashkiak)


QV 1944 KZAZ 52

11 vota të gjetura

1 votë për Bashën

2 vota për Ramën

2 vota PD (Këshilli Bashkiak)

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë PLL (Këshilli Bashkiak)

3 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1966/1 KZAZ 53

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Ramën


QV 1970 KZAZ 53

4 vota të gjetura

2 vota për Bashën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1974 KZAZ 53

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

QV 1976 KZAZ 53

3 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Ramën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

QV 1977 KZAZ 53

10 vota të gjetura

4 vota për Bashën

2 vota për Ramën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota PS (Këshilli Bashkiak)

QV 1959/1 KZAZ 53

7 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Milloshin

2 vota për Indrit Fortuzin

1 votë PDM e Re (Këshilli Bashkiak)

1 votë LSI (Këshilli Bashkiak)

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

QV 1951 KZAZ 53

8 vota të gjetura

2 vota për Bashën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë G99 (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1960/1 KZAZ 53

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Ramën

QV 1968 KZAZ 53

4 vota të gjetura

1 votë për Ramën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1960 KZAZ 53

4 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë AAK (Këshilli Bashkiak)

QV 1963/2 KZAZ 53

5 vota të gjetura

4 vota për Bashën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

QV 1963/1 KZAZ 53

6 vota të gjetura

3 vota për Bashën

1 votë për Ramën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

QV 1962 KZAZ 53

9 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Ramën

3 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota LSI (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë e pavlefshme

QV 1964 KZAZ 53

12 vota të gjetura

3 vota për Bashën

2 vota për Ramën

1 votë për Milloshin

3 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota të pavlefshme


 


ADI SHKEMBI