Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i janë bashkuar protestës së opozitës para Parlamentit. Por ndërkohë që ata kanë mbërritur të rrethuar nga qindra simpatizantë e qytetarë të ndryshëm, kryeministri Rama është larguar. I shoqëruar nga dhjetëra anëtarë të forcave të Gardës, kreu i qeverisë ka parashikuar një vizitë në Itali. Ndërkohë fjalën e kanë marrë kandidatët e opozitës që kanë refuzuar mandatin.


Gazeta Shqip