Sonte në studion e Arena nga Dritan Hila në Ora News është i ftuar lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Intervista vjen katër ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit. Ekonomia, aleancat, shpresat dhe dilemat e Lulzim Bashës në këto zgjedhje dhe pas tyre.


Duke folur për listat e kandidatëve për deputetët, Basha tha se kishte bërë riciklimin e elitave brenda PD-së.


Basha premtoi që në Republikën e re, deputetët do të zgjidhen një herë në dy vjet përmes sistemit elektronik dhe kryeministri një herë në 4 vite. Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka zhdukur raportin e Teloitte për borxhin publik dhe kjo do të hetohet sipas tij.


Duke folur për Parlamentin, ai tha se të paktën dy kandidatë për deputetë në Durrës janë diktuar nga krimit.


Gjatë intervistës, kreu demokrat bëri një paralajmërim për çdo kënd që vendon zgjedhjet. Teksa flet për koalicionet pazgjedhore, Basha e cilëson Partinë Socialiste si vagon për skrap, duke shtuar se nuk bashkëpunon për rekorde kriminale. Ai akuzoi Arben Ahmetaj si aksioner në impiantin e përpunimit të plehrave në Elbasan.


Basha nuk preferoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejt për deklaratat e Presidentit turk në mbështetje të Edi Ramës.


Basha u shpreh se privatizimi i OSHE-së nuk është tabu, ndërsa foli gjatë për programin e PD-së për ekonominë.


Intervista e plotë:


Fushata zgjedhore dhe listat


Basha: Është një natë e veçantë sonte për besimtarët, nata e Kadrit, nuk mund të thuhet me saktësi por ishalla është sonte. Është nata ku Zoti dërgon kërkesat për falje dhe ai i pranon. Përfitoj nga ky rast pas sapo erdha nga darka e shtruar për iftar, u uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Natën e Kadrit, agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe këto ditë që kanë mbetur. Lutjet tuaja dhe sakrificat tuaja qofshin një bekim për gjithë shqiptarët.


Hila: Kthehemi në tokë, si po shkon fushata? Një fushatë ose e stilit amerikan ose mungesë pjesmarrje, ju akuzojnë kundërshtarët tuaj.


Basha: Hera e parë që e dëgjoj. Sapo jam kthyer nga takime masive në Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Ndërkohë ecjet në Rrëshen, Rubik dhe Mamurras u shndërruan në mitingje. Kur e krahasoj këtë me administratën e detyruar të ulet me pahir në karriget e shtrenjta të kundërshtarëve të mi politikë e kuptoj panikun dhe zilinë. Masiviteti popullor në këtë fushatë është tipar vetëm i PD dhe jo i vetmi tipar unik, është dhe tipari tjetër, e vetmja parti me plan ekonomik është PD, numri 6.


Hila: E keni ndjerë si në veri dhe jug këtë përkrahje?


Basha: E jashtëzakonshme. Është materializimi i një përkrahje që ka nisur dy vjet përpara. Masivizivimin e protestave nga jugu në veri që i ka paraprirë vendimit të madh për çadrën e lirisë, marrëveshjes së 18 majit që është fundi i republikës së vjetër dhe kësaj klime zgjedhore. Falë insistimit të qytetarëve janë marrë garancitë formale për vëzhgimin e proçesit dhe kam besim të madh se me votën e tyre në 25 qershor qytetarët shqiptarë masivisht do të përfundojnë atë që kemi nisur me 18 shkurt, marshimin drejt një shteti vërtet të qytetarëve dhe jo më të politikanëve.


Hila: Ka aludime se ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë që ju keni bërë ka pasur një lloj reagimi në bazën e PD.


Basha: Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave. Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë.Këtë kam bërë, kam ripërtërieë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim  të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia. Të tjerat janëtë gjitha siç e thamë dhe sot në Lezhë me fjalët e At Gjergj Fishtës, dokrra hini për të heqë vëmendjen nga ekonomia e vendit. Për këtë do të vendosin shqiptarët të dielën. Reforma në drejtësi u krye, zbatimi i saj është i pandalshëm.Institucione të forta që u shërbejnë qytetarëve absolutisht që do të vinë. Me datë 25 qershor vota është për ekonominë. Do të kemi një ekonomi të fortë, me taksa të ulëta, që është e vetmja  mënyrë për të thithur investime të brendshme dhe të huaja apo jo? Do kemi një ekonomi ku paratë e qytetarëve nga këto taksa të ulëta do të destinohen për qytetarët apo do shkojnë prapë për një grusht njerëzish për fasada.


Plani i PD për ekonominë dhe premtimi për rritjen e pensioneve


Hila: Do ju pyes dhe për ekonominë, pak kanë folur kandidatët, ju e keni përmendur.


Basha: Janë pa plan. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë një plan për ekonominë.


Hila: As PD nuk e ka nxjerrë akoma planin për ekonominë në faqen e saj zyrtare.


Basha: Absolutisht e kemi botuar që në fillim fare kur janë bërë konsultat para një viti e gjysmë. 120 faqe është sinteza e 22 programeve të veçanta për ekonominë të diskutuar në grupin parlamentar në qershor para një viti. Së fundi kjo është sinteza me vulat e ekspertëve gjermane. Edhe sot media gjermane ëeb.de, thoshte se programi ekonomik i Lulzim Bashës dhe PD është hartuar me ndihmesën dhe mbështetjen e CDU-së së Angela Merkel, natyrisht në kontekstin shqiptar. Dëgjova sot Edi Ramën që si gjithmonë sulmon programin tim ekonomik, thotë mos dëgjoni programin se ai program funksionon në Gjermani dhe jo Shqipëri.Është e pavërtetë. Tregon mosdije totale dhe demagogji.Nuk ka ekonomi që rritet me taksa të larta dhe taksat në Shqipëri janë më të lartat në rajon ndërkohë që rrogat janë më të ulëta, fuqia blerëse është më e ulët, ekonomia është në nivelin më të ulët në raport edhe me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën. Për të mos përmendur ekonomitë më të mëdha të rajonit, Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë. Në vendin me të ardhura më të ulëta ti ke taksat më të larta, çmimin e naftës e ke më të lartin jo në rajon por ndër më të lartat në Europë, çmimin e energjisë e ke më të lartin. Si do rritet ekonomia?


Hila: Përfshihen dhe taksa të tjera.Mos harrojmë se në Itali tek çmimi i naftës është përfshirë dhe taksa e reparacioneve të Libisë për një luftë 70 vjet përpara.


Basha: E kemi bërë ne këtë dhe nuk do të ndryshojë kjo, por pse e shtoi 240 lekë për litër? Ne në qeverisje vumë taksën e qarkullimit tek çmimi i naftës, por pse duhet të shtojë 240 lekë për litër, pse duhet bërë gjaku i ekonomisë më i shtrenjti në Ballkan? Si do rritet ekonomia?Tani ka nxjerrë planin ekonomik ky, ja ku është plani ekonomik i Edi Ramës dhe shiko pak. Këta të tre, ky premtoi 300 mijë vende pune në 2013. Ky nuk gjen dot as tre veta të puënsuar ti nxjerrë në broshurë, janë të tre manekinë të huaj të marrë nga një faqe që ofron shërbime, nga 1 dollarë fotografia. As tre persona të vërtetë të punësuar nuk gjeti dot. Kjo sepse nuk kishte plan, se kishte prioritet ekonominë, po ta kishte minimumi nuk do rriste taksat, do ndihmonte biznesin të krijonte vende të reja pune nuk do i vërsulej sipërmarrjes së vogël.Nuk do rriste çmimin e naftës dhe energjisë.


Hila: Ku do ti gjeni paratë për të rritur pensionet, më i ulëti keni thënë se do jetë 25 mijë lekë?


Basha: Pensioni minimal do jetë 25 mijë lekë në fund të katër viteve të para dhe paratë do të gjenden dhe paratë do të gjenden përmes dy rrugëve: Vetë rritja ekoniomike që ka ky plan, i vetmi plan i hartuar sipas nevojave të Shqipërisë dhe mundësive të Shqipërisë nga ekspertët më të mirë të ekonomisë i mbëshetur nga Europa dhe SHBA. Taksat e ulëta, ulja e çmimit të naftës dhe energjisë çfarë do të bëjnë? Do të gjenerojnë punësim, konsum, prodhim. Shqipëria e ka kthyer dhe më përpara rrotën e ekonomisë ku ka provuar një klimë miqësore me biznesin, prodhuesit. Është sipërmarrja e vogël, fermerët, sipërmarrja e madhe, janë investimet. Nëse nuk kemi investime nuk ka vende pune. Investimet po të jenë në sektorë që garantojnë rritje si teknologjia e informacionit, energjia, turizmi apo vetë sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit do të krijojnë shumë vende pune për shqiptarët që sot largohen nga vendi dhe duan të largohen sepse nuk ka vende pune. Rritja ekonomike është objektivi numër një i këtij plani, ekponominë e fortë e krijojnë vetëm taksat e ulëta. Janë thelbësore për të tërhequr investimet. Ky me taksat më të larta në Ballkan thotë do të rris ekonominë, ekonomia shkoi në gropë.56% e shqiptarëve sot duan të largohen, arsyeja kryesore është ekonomia që ky as nuk e përmend. Faktori i dytë është disiplinimi i shpenzimeve.Sot KLSH ka denoncuar se 2.8 mld euro në katër vite janë abuzime të shtetit. Nga të cilat kemi një megaabuzim që është CEZ, 600 mln euro aferë. Kemi 300 mln euro shpenzime për qeverinë, zyra, llamburisin zyrat e shtetit. Isha në Cërrik, po të mbyllësh sytë dhe të shikosh vetëm Bashkinë të duket sikur je në Versajë por nuk je.Kanë harxhuar 600 mln lekë në një qytet ku një familje jeton me 2300 lekë.Ky është krim.Do marrë fund me republikën e re. Me mua Kryeministër nuk do të ketë më palma 600-900 euro kur ke familje që nuk kanë bukë të hanë, nuk do kesh më fishekzjarre 400 mijë euro për një vepër akoma të papërfunduar.Do marrin fund shpënzimet për qefet dhe tekat e Kryeministrit, palmat që janë tharë, pllakat që janë thyer, kullat si ajo në Korçë që nuk kanë asnjë vlerë për qytetin. Do të marrin fund koncesionet korruptive, 550 mln euro kanë lidhur kontrata për koncesione korruptive.


Koncesionet që do të prishen me Republikën e Re


Hila: Do të prishni dhe koncesionet që janë lidhur në kohën e qeverisjes së PD?


Basha: Çdo koncesion do të prishet.


Hila: Do të prishet edhe ngjyrosja e karburantit, edhe pulla e taksës?


Basha: Çdo koncesion korruptiv do të prishet pavarësisht koha kur është lidhur. Secili do të vlerësohet individualisht dhe do të prishet. Rapiskani nuk do të prishet sepse është siguria kombëtare, po ta them që tani. Çdo tjetër nuk do ti shpëtojë sitës dhe vendimmarrjes. Por këto që janë krime mbi shëndetin si check up-i po na dalin 100 mijë të vdekur që e kanë bërë që të mbushi xhepat Rama bashkë me oligarken, kjo do marrë fund.Ja që paratë janë.


Hila: Edhe të dializës ku u dogjën katër veta do ta prishni?


Basha: Nuk mendoj që djegia kishte lidhje me dializën. Dializa ka lidhje me diçka tjetër, a është ky çmimi i duhur për të paguar për një shërbim që absolutisht Shqipëria ka nevojë dhe duhet ta marrë. A ka mënyrë për ta bërë më efiçente? Ke check up-in që është totalisht harxhim parash, ke sterizilimin që është krim mafioz, këtë të laboratorëve totalisht të panevojshme. Marrim sterilizimin, kishin të ndërtuar me kredinë që kanë paguar shqiptarët  furrën e sterilizimit, ishin trajnuatr me këtë kredi 20 punonjës për të operuar, vinë këta në vend ta ndezin dhe të fillojë punën ja japin një kompanie me një punëtor në Bolonjë, me kapital 1000 euro që është miku i Beqaj dhe Ramës. Shteti paguan 80 mln euro.


Hila: Duhet të paguani gjobat pas. Nga ana ligjore janë të puthitura.


Basha: Zero. Jo vetëm që nuk do paguajmë gjoba. Kemi studiuar modele të vende të tjera ku ka pasur afera të tilla, Afrikë dhe Amerikën Latine. Dhe në këto vende me refomat që janë ndërmarrë nga ata që kanë shembur sisteme të tilla korruptive kemi parë modele ligjore të hartuara me asistencë të SHBA, Britanisë, Gjermanisë që jo vetëm me parime të njohura të doktrinës ligjore e bëjnë të pamundur evokimin  e mbrojtjes ligjore në rast të kontratave korruptive, por bëjnë të mundur për palën e dëmtuar që janë shqiptarët të përfaqësuar nga republika e re jo kjo e vjetra që është bashkëortake me këto koncesione që tu marrin mbrapsht dhe paratë e përfituara padrejtësisht. Unë do të kem jo një departament por një Ministri të veçantë që do merret vetëm me këtë punë. Sepse këto para, një pjesë e tyre ndodhen në banka ofshore do ti kthehen shqiptarëve me çdo kusht. Ndryshimi mes meje dhe Edi Ramës është se Edi Rama para katër vjetësh bëri premtime, 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, pa llogari, pa plan. Unë nuk kam asnjë premtim të vetëm, kam një plan ekonomik që vjen pas një studimi të thellë të gjendjes, të mundësive, pas një përllogaritje me shifra ekzakte vjetore.


Hila: E kishte dhe PS thjesht nuk e zbatoi.


Basha: Jo nuk e kishte të përllogaritur. Pasi fitoi zgjedhjet ju erdhën socialistët në konferencë. Ministrat e Suedisë dhe Turqisë dhe u thanë kjo është kastrofë, nuk keni program, nuk dini si do ecë ekonomia. Dhe kjo ndodhi. Nuk ka prapë program, vetëm premtime.


Hila: Rama thotë se 50 mijë janë punësuar vetëm në rilindjen urbane.


Basha: BB thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë vend të ri pune në katër vjet. Janë miq të Edi Ramës, drejtorët rajonalë që kanë nxjerrë këtë raport. Në rritjen ekonomike 3.5 %, 2% janë investimet e huaja të kohës kur Rama nuk qeveriste, TAP dhe Devolli.I gjeti gati dhe nuk ka bërë asnjë.Kanë volume të mëdha financiare por kanë një impakt të reduktuar.Si në shtrirje si në strukturën e ekonomisë shqiptare.Jo vetëm që nuk bëri gati investim tjetër por dhe i përzuri ata që ishin, e  mbani mend drurin që hëngri investitori arab që po ndërtonte kompleksin turistik nga bandidët.E rrahën, e çuan në spital dhe u largua bashkë me një investim minimal prej 400 mln eurosh. Rama nuk ka prioritet ekonominë kombëtare por atë të një grushti oligarkësh, pushtetin të cilin tani e ka shndërruar në metaforë timoni-timoni.


Hila: Premtimi për pensionet, fondi do shkojë gati ¼ e buxhtetit të shtetit, ndërkohë do ulni taksat, TVSH.


Basha: Qëllimi nuk do jetë mbushja e thesit por rritja e ekonomisë. Gjithçka është llogaritur nga një prej shteteve më të rrepta me financat publike si Gjermania.Prioritetet e shpenzimeve publike janë: Shkollat me drekë, që do të thotë rikonstruksion, investim kapital, një kosto operative sa kushton dreka për të gjithë fëmijët në 1300 shkollat shqiptare dhe mësues shtesë që të bëjnë mbikqyrjen re këtyre shkollave deri në 16:00, sa është fatura. Së dyti pensionistët, një rritje graduale që ka efekt të trefishtë, së pari pensionistët, në fëmijët e tyre, së treti i gjithë pensioni derdhet në konsum. Në vetëvete rritja e  pensionit më shumë se premtimet për rritje rrogash, premtime boshe se nuk rriten me dekret dhe ligj, pensionet po. Rritja e pensioneve është dhe masë ekonomike. Është politikë ekonomike që ka rezultuar e suksesshme. Rritja e konsumit çon në rritje të prodhimit, rritja e prodhimit çon kërkesën për investime, kredimit, vende pune. E gjitha është pjesë e një plani dhe funksionin së bashku. Nuk dua të bëj parashikime sa do rritet ekonomia por do kemi menjëherë efektin e taksave të ulëta.E kemi pasur më përpara kur kemi ulur taksat.Nuk do ketë më shpenzime të papërgjegjshme për zyrat e shtetit apo për investime që nuk ndihmojnë ekonominë. Për një OSHEE që griu qytetarët dhe në vend të bëjë një investim për qytetarët shkon dhe bën 10 mln euro zyra. Këto do marrin fund. Pas katër viteve do kemi të tjera objektiva.


—-*——-


Basha: Privatizimi i OSHE nuk është tabu  


Hila: Çfarë do të bëni me kompanitë publike? Damian Gjiknuri ka thënë se do të privatizojmë OSHE-në dhe kompanitë e prodhimit të energjisë.


Basha: Strategjia e privatizimeve është një strategji që Prtia Demokratike. Ajo mund të jetë vetëvrasëse nëse kryhet në afera korrupsionit dhe plaçkitjes.


Hila: Pse duhet ta bëni kur ajo është fitimprurëse?


Basha: Ka pro dhe kundra. Bie fjala privatizimi i OSHE-së nuk është tabu. Në qoftë se kryhet për të favorizuar një parti apo klan oligarkësh kjo është e dëmshme për shqiptarët. Duhet të jetë pjesë e një vendimmarrje konsensuale për interesat e vendit. Me fjalë të tjera, kjo është publike dhe unë e shes. Bie fjala do të bëjë palma. Vendimi nuk do të më takoj vetëm mua. Një pjesë e tyre duhet të shkojë për fondin e pensioneve, nëse themi që fëmijët e shqiptarëve duan shkolla, atëherë duhet të shkojë për ta. Bota ka ndryshuar dhe të vetmit që nuk kemi ndryshuar jemi ne. Detyra e qeverisë është për hapje të vendeve të punës. Ka shtete që kanë bërë luftë për vende pune. Ne nuk po themi që do të hapim luftë me armë, por do të ulim taksat. Si ka mundësi të Republika Sërbska që nuk është as shtet thith investime të mëdha dhe strategjike. Ata i kanë ofruar investitorëve strategjikë oferta të pa refuzueshme. Pagesa për kontributet shoqërore për 10 vite, trajnime. Shteti nuk vjel më taksa, sepse si do të vjelësh taksa nga qepenat mbyllur. Sikur një person të kishin punësuar, i bie 26 400 të shpunësuar për shkak të terrorit dhe taksave totale, pra mungesë totale të planeve nga Edi Rama. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama refuzon debatin. Nuk ka plan, premtim i pambajtur dhe prapë vjen me plane pak të ndryshuara, të cilat nuk do ti mbajë.


Hila: Janë investuar 600 milionë euro.


Basha: Palmat janë tharë, pllakat janë thyer. Kulla e Korçës që është një turp nuk kanë sjellë asnjë investime. Kështu kanë ikur me preventivë të fryrë, të gjitha në xhepin e një grupi miqsh të kryeministrit. Ne mund të kishim siguruar ujë të pijshëm me gjysmën e parave për të gjithë Shqipërinë.


Basha: Rama zhduku raportin e Deloitte për borxhin


Hila: Meta tha se për vonesat e Bay-Passit të Fierit dhe i Vlorës dhe Rruga Tiranë-Elbasan ka ardhur për shkak të dobësisë së kontratës së nënshkruar nga ju.


Basha: Këta flasin si opozitarë. Ska më qeveritar Shqipëria. Opozitar Rama, opozitar Meta. Pa votat e Metës nuk qeveriste dot. Këta kanë qeverisur për 4 vite. Kush e ka fajin që erdhi ekonomia në gropë? Kush kishte prioritet që paratë e shqiptarëve i çoi për palma.


Hila: Kemi shlyer 720 milionë borxhe…


Basha: Gënjen. E zhdukën raportin e Deloitte. 220 milionë i ka nxjerr. Ky është korrupsion dhe do të hetohet edhe kjo. Premtoi ujin dhe bëheshe sepse planet për të ndërtuar ujësjellësin në nivel kapilar ishin gati. Ka dhënë subvencione vetëm për 45 veta. Me 100 milionë euro në vit do ti japim fund turpit të Evropës. Edi Rama ka vetëm premtimet dhe nuk ka plan. Prandaj dështoi. U ul në sofër dhe mblodhi ato lekë dhe vu koncesione, palma dhe rilindje urbane. Aq sa premtoi vende pune, aq u larguan shqiptarët. Pse duan të ikin shqiptarët? Prej ekonomisë. Ekonomia është kryesorja. Politika e ka humbur me të drejtë zhvleftësimin e fjalës. Kjo është arsyeja se pse unë dola me një plan të certifikuar nga Gjermania.


Më 25 qershor për këtë do të votojnë shqiptarët. Le të thotë çtë dojë Edi Rama. Ka filluar të merret me veshjen time. Do që shqiptarët të harrojnë. Do të kemi ekonomi të fortë apo jo? Do të kemi ulje taksash që ofron plani im apo? Nga ekonomia e fortë varet e nesërmja e sigurt. Pa ekonomi të fortë, jo të rrisë rrogat siç premton ky po as të paguaj rrogat deri në shtator. Treguesi 56% i largimeve është treguesi më i qartë i dështimeve të Edi Ramës. Detyra ime është që këtë ta çojë derisa sa shqiptarët të krijojnë besim deri në ato vende ku shqiptarët ikin dhe prosperojnë sepse kanë kushtet për të ndërtuar ekonominë e tyre. Ne i kemi mundësitë, por nuk kemi qeverisjen e duhur. Më datë 25 do të kenë këtë plan me mbështetje evropiane. Nuk do të shkojmë për të hapur ekspozita. Dy ditë isha në Amerikë dhe u ktheva me premtimet e dy kapitenëve amerikanë. Ne i kemi të gjitha mundësitë. Duhet të kesh një plan dhe vendosmërinë për ta zbatuar. Flet për biznesin e vogël. Pasi i bëmë presion total në shtator 2015, i hoqi taksat dhe i vdiq me gjoba. Pesë gjoba në një muaj sa për 5 vjet taksa. Ose nuk merr vesh që është e keqja më e vogël, ose e di fare mirë por bën hipokritin dhe në qoftë se e le timonin edhe 4 vite të tjera në duart e këtij njeriu do të jetë më skëterrë.


E di çfarë kam parë sot në Rubik? Qytet i braktisur totalisht. Tregtarë që shisnin anës rrugës. Thanë që nuk kemi shitur asnjë domate. E di ky njeri ku ka ardhur vendi. Rubiku nga një qytet i izoluar sot është 1 orë larg nga Tirana. Në qoftë se ato 600 milionë euro trajnonte forcën punëtore të të gjithë Shqipërisë. Ky është shteti që hap vende pune, jo që mbledh taksa. Gjeta paratë për atë bulevardin që e bllokoi dy vjet për 2 mijë vende pune. Kur isha ministër i Jashtëm kreva detyrat e mia për NATO-n dhe Kosovës, por të gjithë angazhimet e mia ishin në funksion të investimeve të huaja, gjeta paratë për tunelin e Elbasanit. Kurse ky tjetrit sillet si kryeministër i shekullit të 18-t. Taksa të rritura.


Hila: Do ti jepni fukarenjve 300 kilovat pa pagesë. Nuk duket se keni një program që shkon nga programi i Syrizës deri tek privatizimi i kompanive të mëdha…


Basha: Plani është plan dhe ne synojmë që shpenzimet qeveritare të mos kalojnë në vit 4.2 miliardë euro në dy vitet e para dhe në dy vitet e dyta të zbresë në 32 të PBB pra paratë kryesore ti ketë private. Ne dy rrugë kemi, ose të rrisim ndihmën ekonomike që të jetë serioze. Në Laç një çift merrte 33 mijë lekë të vjetra. Këta nuk e meritojnë që të paktën derisa të gjejnë punë të paguajnë faturën e energjisë. Shqipëria i ka mundësitë. Spo them që të bëhet deti kos.


Basha: Në Durrës dy kandidatë të PS-së që i ka diktuar krimi.


Hila: Republikën e re, anën kushtetuese…


Basha: Në Republikën e vjetër kemi ndryshimet kushtetuese të 2008-s që unë nuk kam qenë shumë dakord. Na tregoi edhe një herë që në rruga për në ferr të shkojë me qëllime të mira. Por çfarë ndodhi? Solli kriminelë në Parlament. Në Durrës, ke dy kandidatë të PS që i ka diktuar krimi, banditë. I dimë ne këto. Ky është sistem katastrofë. E ka shkatërruar lidhjen midis politikanit dhe qytetarit. E di ti që nuk kanë shkuar 3 vjet që të takojnë njerëzit. Po nuk deshën kundërshtarët e mi politikë do ta bëjë për qytetarët. Ke ardhur në çadrën e PD dhe të falënderoj. Shqiptarët kanë në dorë ta bëjnë këtë më 25 qershor. Unë jam i vendosur të ndryshojë. 


Basha: Deputetët do të zgjidhen në çdo dy vjet


Basha: Ku e ke Parlamentin sot? Edhe kur qeverisnin ne nuk kishte Parlament. Kryeministri është i plotfuqishëm. Kryeministri është noter. Tani është një grup parlamentar më përfaqësues, me sipërmarrës të suksesshëm dhe jo oligarkë që nuk i kanë marrë lekët me tendera publikë, as me drogë.


Hila: I keni zgjedhur ju..


Basha: Ma diktuan rrethanat dhe kjo është vendimmarrja e fundit që unë marr dhe një kryetar partie merr ashtu sepse këtë sistem jam i vendosur ta shemb. Ka një model dhe duhet ta aplikojmë në Shqipëri. Deputetët duhet të zgjidhen në çdo dy vjet nga populli. Ta mbajnë frymën tek njerëzit dhe të mos na zhgërryhen salloneve financiare. Në sistemin elektronik mund të zgjedhësh çdo javë. Kryeministri i zgjedhur nga populli çdo 4 vjet dhe i kontrolluar nga një Parlament me deputetë të zgjedhur çdo dy vjet. Edhe pushteti kufizohet, edhe qytetarët përfaqësohen. Edhe kryeministri e di që ka të bëjë me një Parlament që përfaqëson projektet e njerëzve dhe jo të nevojave individuale. Deputeti e ka të lidhur fatin me kryetarin e partisë dhe jo me qytetarin. Kryeministër të zgjedhur direkt nga populli me program dhe jo me llogje Kavaje, Kavaja do të na nderojë më 25 qershor. Do të jetë e mundur që kandiatët të konkurrojnë me platformë dhe të bëjnë debat. Pse nuk vjen në debat. Misioni im është që fatin e politikanit ta lidhë njëherë e përgjithmonë me qytetarin. Ti rrijë si nuse.


Hila: Kjo kërkon Kushtetutë të re…


Basha: Sigurisht!


Hila: Shpresoni të merrni 84 vota?


Basha: Po si mora 84 vota do të shkojë tek shqiptarët. 96 duhen. Ti kujton se kjo punë mbaron me një kompromis pas datës 25.


Hila: e bëtë një kompromis


Basha: Vumë 7 gardianë…


Hila: Jeni të kënaqur me këta 7 gardianë?


Basha: Po bëjnë detyrën e tyre maksimalisht. Sigurisht nuk është vetëm në dorë të tyre dhe unë e di që struktura të tëra të shtetit po funksionojnë me urdhër të Edi Ramës dhe Ilir Metës për zgjedhjet, por do ti pijë e zeza. Kjo që shkruhet Republika e re nuk është parullë. Do të vijë me çdo çmim. Unë do ta shemb Republikën e vjetër dhe shembja më e madhe është që deputeti ta ketë të lidhur fatin e deputetit me qytetarët. Pas çdo seance, ai duhet të mbajë frymën se mbeti kjo familje pa takuar për të hartuar ligje që ndikojnë në favor të jetës së tyre.


Sistemi jonë është evropian dhe është për vende që kanë 50-60 deri në 200 vite demokraci. Sistemi amerikan është shumë më praktikë. Lidhe me qytetarin fatin e poli8tikanit dhe ky do të jetë revolucioni më i madh që nga pluralizmi i vitit 1990.


Intervistën mund ta ndiqni live edhe në live streamin e Ora News. Do të jepet live dhe në platformat Youtube dhe Facebook.


—-********


****


Basha: Do të shkrijmë çdo kënd që ndërhyn në zgjedhje


Hila: Keni frikë nga ndërhyrja e bandave më 25 qershor derisa akuzoni edhe qeverinë?


Basha: Kushdo që mendon të ngrejë dorën kundër votës së shqiptarëve ta mendojë mirë sepse koha kur bandat bënin ligjin mori fund një herë e përgjithmonë. Prandaj Republika e vjetër falimentoi. Nuk i mbron dot. Do ti shkrijmë. Do të shkojnë në burg nga i pari tek i fundit. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ti mbrojë. Minimalisht 1 vit burg deri në 7 vite burg. Do të bëjmë gjithçka në pushtetin tim që të kalbeni në burg sa më gjatë në qoftë se prekni dhe cenoni votat e shqiptarëve.


Basha për koalicion: Çdo kush i mirëpritur


Hila: Ju e shikoni të mundshme një aleancë me zt. Meta?


Basha: Unë shikoj të mundshme fitoren totale të Republikës së re, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj me mbi 72 mandate ditën e hënë apo të martë pas përfundimit të numërimit. Kjo është ajo që shoh. Pas kësaj, natyrisht në Parlamentin e ri çdo forcë politike që i bashkohet programit tim ekonomik dhe politik, i cili domosdoshmërish do të kërkojë bashkëpunimin me forcat e tjera politike, por po nuk e gjeti unë do të shkoj drejtpërdrejt tek qytetarët, do të kërkoj referendum për ato që shpreha sot këtu. Nëse ka vullnet për bashkëpunim, sigurisht që unë do të bashkëpunoj. Por, qeverinë unë pres ta krijoj me koalicionin e qytetarëve që është koalicioni i çadrës së lirisë, koalicioni i Republikës së re dhe me ndihmën gjermane dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, edhe koalicioni qeverisës i ekonomisë së fortë dhe të nesërmes të sigurt për çdo shqiptar.


Basha: Sdo ketë import plehrash për 20 vite


Hila: Për sa importit të plehrave, ju do të vazhdoni…


Basha: Qëndrimi jonë është i qartë; bujqësia, agrobiznesi, turizmi dhe importi i plehrave o njëra o tjetra. Ligji për importin e plehrave nuk do të kalojë kurrë. Unë ju kërkoj ndjesë qytetarëve shqiptarë për tentativën për ta kaluar. E morëm mësimin në 2013 fare qartë. Sot jemi në krahun tuaj dhe ju garantoj se nuk do të ketë asnjë qëndrim tjetër për të paktën për 20 vite.


Basha: Arben Ahmetaj aksioner në impiantin e plehrave në Elbasan


Hila: Është bërë një inçeneratorin në Elbasan. Do të bëni transparencë për këtë?


Basha: Transparencë totale dhe oligarkët dhe ministri që qëndron pas saj do të përgjigjet që ka edhe aksionet. Arben Ahmetaj, që me lekët e buxhetit dhe bashkë me Qazim Sejdinin marrin nga 200 mijë euro në muaj nga taksat e shqiptarëve për të operuar gjeneratorit që ti shpikin edhe një herë sëmundjet e rënda një qyteti që ka vuajtur nga metalurgjiku i rrënuar.


Hila: Si kryetar bashkie. Sapo është inauguruar Sheshi Skënderbej.


Basha: U bë një shesh provizor. Financimet ia gjeta unë kur ishte ministër i Jashtëm me kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit. Ai kishte 8 vjet kryetar bashkie nuk kishte gjetur fonde për sheshin e Tiranës. Gjatë vizitës sime pastaj u materializua.8 vjet nuk bëri gjë për sheshin, që ishte zemra e Shqipërisë. E bëra për Tiranën.


Hila: E vlerësoni këtë shesh që është bërë?


Basha: Financimin për sheshin ky e mori pastaj këtë financim 5 mln euro për të rregulluar sheshin. Ishte gropa e famshme Hajdin Sejdisë 11 vjet ka mbetur e hapur. Sahati u rregullua me ndihmën e USAID në muajit e fundit kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Këto janë barcaleta të Edi Ramës. Detyra ime e parë ishte ti jepja fund kaosit në trafik. Po të mbash mend, në momentin që u rregullua ra ndotja e grimcave të dëmshme për shëndetin.


Hila: Sa projekte realizuat ju si kryetar bashkie?


Basha: Çdo projekt që mburret sot Lali Eri janë filluar nga unë. Bulevardi i Tiranës. U gjetën fondet, kësaj radhe fondi i Abu Dabit. Erdhi projekti dhe filluan punimet dhe Edi Rama i bllokoi. Kujtonte se bllokon Lul Bashën, bllokoi Tiranën. 2 mijë vende pune. Me parking nëntokësor. Gjithçka ishte gati. Pazari i ri projekti im. E bllokoi.


Hila: Edhe Ilir Meta tha dje që ia bllokoi fondet Lulzim Bashës.


Basha: Me mua kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk do të bllokoj asnjë projekt të asnjë pushtetari lokal. Ky është standardi im në raport me njerëzit. Unë nuk pres që të gjithë njerëzit të bëhen demokratë, ky është thesari i demokracisë. U shërben atyre dhe jo kartolina për pushtetarët dhe çdo kush që është i gatshëm të punojë do të më ketë përkrah mua. Socialistë, komunistë, çfarëdo partie të jetë.


Hila: Ju bëtë një vizitë në SHBA. Ishte takim me Presidentin Trump apo ishte një fotografi dhe aq u mbyll?


Basha: Ishte një takim në kuadër të një vizite dyditore që ndodhi në të njëjtën javë që Shtëpia e Bardhë kishte shpallur javën e Zhvillimit të Fuqisë Punëtore. Këto dy ditë, jo vetëm që u takova me Presidentin Trump, isha i pranishëm në një aktivitet prej dy orësh me Presidentin Trump. Pata një takimi 3-4 minuta kokë më kokë ku u mor edhe fotoja. Takova bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe takova një sërë kapitenësh të industrisë amerikane që shfaqën interes për Shqipërinë.


Ishte parashikuar që kjo vizitë të zhvillohej më datë 18-19 maj, por ju e dini që më 18 maj i dhamë fund krizës parazgjedhore. Vizita u shty. Garantoj se shumë shpejt do të kthehem në Uashington për vizitat e nivelit më të lartë. Me mua, marrëdhëniet me SHBA-të do të forcohen më tej. Unë jam një partner i vjetër dhe i besuar i SHBA-së. Ne do të kemi investime dhe investitorë amerikanë në Shqipëri me taksa të ulëta dhe shtetit ligjore e garancive që Lulzim Basha u jep investitorëve amerikanë, investitorëve evropianë dhe të tjerë që duan të hapin vende pune në Shqipëri.


Basha flet për deklaratat e Presidentit turk Erdogan


Hila: Ka patur një intervistë të presidentit të Turqisë, zotit Erdogan, e cila nëse shikohet nga jashtë ishte një lloj mbështetje për kryeministrin Rama, i cili e ka dhe mik të tijin. Ju e shikoni të përshtatshme këtë intervistë të zotit Erdogan mes fushatës elektorale?


Basha: Nuk është detyra ime të bëj komente për intervistat e krerëve të shtteve dhe as nuk besoj se njerëzit në këto pozita lidhen me miqësi apo armiqësi, secili shikon interesin e vet. Ajo që mund t’ju garantoj unë presidentit Erdogan dhe Turqisë mike është që me Lulzim Bashën kryeministër do të kenë mundësinë të sigurojnë investimet e tyre këtu, disa të cilave po mbyllen, po përballen me presione të padrejta, për shkak të mos zbatimit të ligjit, për shkak të harbutërisë të inspektorëve tatimorë dhe jo vetëm kaq, por unë do të bëj më shumë investime turke në Shqipëri, në të gjitha fushat duke filluar nga energjia tek turizmi, tek infrastruktura, tek prodhimi në mënyrë që shqiptarët dhe turqit nëpërmjet këtij bashkëpunimi secili të marrë pjesën që i takon, dhe në veçanti shqiptarët të kenë më shumë vende pune në ndërmarrjet turke në Shqipëri.


Basha: Jo bashkëpunim me ata që kanë rekorde kriminale. PS vagon skrapi


Hila: Zoti Basha në një fitore të ardhshme, e cila unë besoj se nuk do të ketë maksimumin, siç e ka patur PD në vitin 92 ose partia socialiste në vitin 97, por gjithsesi le të mendojmë që do të fitoni 71 mandate, do të jeni të gatshëm të ndani pushtet edhe me të tjerët për objektivat tuaja kryesore? E bëri Berisha në 2005, i cili meqenëse fitoi ai afroi parti të tjera të cilat nuk ishin në koalicion me të. Ju do të jeni në gjendje ta bëni këtë me PDIU përshembull ose me LSI ose me partinë e Blushit nëse ata do të jenë të gatshëm?”


Basha: “Dy kushte. Nuk bashkëpunoj me asnjë njeri që nuk ka rekorde të pastra kriminale, që është i lidhur me drogën, apo me aferat korruptive të këtij vendi dhe kushti i dytë është nuk ndaj pushtet por ndaj vetëm gatishmërinë për të zbatuar plotësisht këtë plan ekonomik. Ky plan për mua është matra dhe objektivi i qeverisjes së ardhshme. Jo timoni për veten time por motori, motori është ekonomia, pa ekonomi të fortë nuk ka motor, nuk ka të nesërme të sigurt. Qëndrimi im ndaj çdo force tjetër politike që dëshiron të mbështesë këtë program do të përcaktohet nga qëndrimi i tyre ndaj këtij programi, ndaj taksave të ulëta, mbështetjes për fermerët, stazheve për studentët dhe programit tim për të thithur investimet që hapin vende pune në Shqipëri.


Hila: Vlen edhe për PS-në kjo?


Basha: Jo nuk vlen për vagonin e skrapit, për rilindjen sepse e ka marrë rrugën e vetë dhe e ka konfirmuar rrugën e vetë me tre manikinët dhe me taksat më të larta në Ballkan do të hapi vende pune. Për dy muaj kështu sic e ka nisur ekonomia është në kolapsin më total, prandaj janë 56% e shqiptarëve që duan të ikin. Por ne do ti japim fund kësaj, këtu do ti japim fund shqiptarëve sepse do të krijojmë mundësinë që të punojnë dhe të jetojnë të bashkuar në një ekonomi me taksa të ulëta, me mbështetje për njerëzit e punës, me kualifikim të forcës punëtore dhe një kryeministër që nga mëngjesi e deri në darkë nuk do të ketë asnjë preokupim përveçse të krijoj vende pune, të forcojë ekonominë, të ulë taksat dhe të punojë për shqiptarët, jo për veten e tij as për qejfet e veta as për tekat e veta por për prioritetet e shqiptarëve që janë një dhe vetëm një ekonomia. Ekonomia do të jetë prioriteti absolut i kryeministrit të ardhshëm, i Lulzim Bashës nesër si kryeministër.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter