basha 1Lulzim Basha e ka cilësuar një provokim futjen e draftit t reformës në drejtësi, në Kuvend.


Ai tha sot në një deklaratë për media se kjo do të përshkallëzojë krizën dhe tensionin shoqëror në vend.


Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend, deklaron Basha.


Basha tha se  objektivi i Ramës është kapja e drejtësisë dhe sigurimi i paprekshmërisë për të.


Kjo manovër do të dështojë me turp, tha Basha.


Basha përsëriti se do të djegin mandatet nëse ka pazare me deputetët e opozitës për marrjen e votave për reformën.


Çdo përpjekje për të trafikuar qoftë edhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar, do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të Parlamentit ilegjitim, tha Basha.