Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ka akuzuar Kreministrin Rama se ka mbështetur kriminelët dhe se nuk ka ndjeshmëri ndaj një vazje të torturuar nga banda e tij. Sipas shefit të selisë blu, krimi shtetëror është projekti personal i Ramës


Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi, shkruan Basha.


 


29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)