Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PPE-së.


Në një postim në Twitter, Basha thotë se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi.


Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin EPP Helsinki. Pritet debati mes kandidatëve Alex Stubb dhe Manfred Weber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. Up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi, shkroi Basha në Twitter


7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)