Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokristianët në çadrën e protestës. Ai tha se fitorja e kauzës së tyre është e pashmangshme. Më tej Basha deklaroi se shqiptarët janë varfëruar në 4 vite dhe se çmimi i energjisë është rritur.


Republika e vjetër është një teatër me maska. Mos harroni, ky është ndryshimi mes një demokracie të vërtetë dhe një demokracie fasadë. Një demokraci fasadë është një qeveri kriminelesh që shkel ligjin nga mëngjesi në darkë, me qëllim vjedhjen e miliarda eurove të popullit më të varfëruar në botë në këto 4 vitet e fundit, – tha Basha. – Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarë dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë. Unë them që është rritur, ju thoni që është rritur, por ai thotë që është ulur”.


Ai e cilësoi kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ si një komplot politik.


Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë, republika e re po vjen. Politika e republikës së vjetër është një teatër me kukulla, maska e fasada. Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe korruptuar shqiptarët. Duan të mbulojë vjedhjet që i bëhen 3 milionë shqiptarëve. Kodi zgjedhor thotë se në mesnatë skadon afati për koalicionet, por ata e shtynë sipas qejfit të tyre duke shkelur ligjin. Por ne i sigurojmë, se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike, që do të luftojë krimin e drogën. Harroje se do ketë tërheqje nga ky projekt, republika e re është e pashmangshme”.


19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)