Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se kryeministri Rama dhe Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, shkatërruan hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke përgatitur mbylljen e dosjes  ndaj tij. Këtë deklaratë ai e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Tëitter, duke akuzuar sërish se i njëjti skenar po ndiqet edhe për Shullazin.


Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon, shkruan Basha.


20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)