Kreu i Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje sipas tij Prokurorëve të ndershëm që të nisin hetimet ndaj deputetit Taulant Balla, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe të Drejtorit të Policisë së Fierit.


Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se e gjithë kupola qeverisëse dhe ajo e Policisë së Shtetit, kanë dalë në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i akuzuar si trafikant droge.


Faktet ndaj Agron Xhafajt janë të pakundërshtueshme. Nuk ka nisur asnjë hetim, për Taulant Ballën, Ardi Velin dhe drejtorin e policisë Fier. Shërbimi i verbër ndaj Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo prokuror apo polic. Ata që mendojnë të mbrojnë krimin, e kanë gabim. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal asgjë. Përpjeket e tij për të kërcënuar dhe shantazhuar janë mjerane, – u shpeh krydemokrati. – I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm të refuzojnë urdhrat e Donika Prelës (drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda) dhe Edi Ramës, që janë vënë në shërbim të krimit. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj popullit e drejtësisë. I bëj thirrje burrave e grave me kurajë, që në zbatim të ligjit të nxjerrin menjëherë fletë arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë Fier, si dhe të nisin procedurat e heqjes së mandatit të deputetit Taulant Balla.


Sipas Bashës, provat që ekzistojnë janë se Rama dhe Balla kanë paguar një trafikant të rremë për të shpëtuar vëllain e ministrit të Brendshëm.


Provat janë të qarta e ulëritëse dhe nga dosja del qartë se kupola e qeverisë dhe e policisë, nën drejtimin e Ballës dhe mbrojtjen e Ramës, kanë paguar një trafikant të rremë për të shpëtuar trafikantin Agron Xhafaj. Veproni sa sështë vonë, jo vetëm se e do ligji e Kushtetuta, por nga veprimi e mos veprimi juaj varet ligji. Mos pranoni të trajtoheni si shërbëtorë të Ramës dhe të krimit, bashkohuni kolegëve tuaj që përballen me krimin dhe atë me kostum. PD dhe opozita nuk tërhiqet asnjë çast nga shpëtimi e vendit dhe i ekonomisë nga krimi.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)