Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se buxheti 2018 i qeverisë do të jetë pastrimi i parave.


Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Basha u shpreh se krimi në bashkëpunim me qeverinë tashmë nuk merret me kultivimin e kanabisit, por ka kaluar në dy fusha të tjera të rrezikshme.


Edi Rama në vitin 2018 do të pastrojë miliardat. Javën e kaluar ndamë fazën ku ndodhet krimit i organizuar. E nisi me kultivimin e kanabisit, nuk është më veprimtaria e kanabisit. Ka kaluar në dy fusha të tjera, fusha e parë është e heroinës dhe kokainës dhe fusha e dytë është kafshimi i ekonomisë publike dhe private, do të thotë krimi po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës në ndërtim dhe në të famshim projekt 1 miliardë euro të Edi Ramës, deklaroi Lulzim Basha.


Basha i bëri thirrje Prokurorisë dhe FBI-së që ndodhet tashmë në Shqipëri që të hetojnë projekt-buxhetin 2018 të qeverisë.


Buxheti duhet të administrohet nga Prokuroria dhe FBI si një provë e Edi Ramës për pastrimin e parave, tha Basha.


Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike nuk do ta votojë këtë projekt-buxhet.