Në muajin e tretë të protestës së opozitës, Lulzim Basha vjen me një paralajmërim të ri kur thotë se sheshet dhe rrugët do të mbushen me armata qytetarësh, në rast se Edi Rama nuk do t’i hapë rrugë dialogut.


Për kryetari e Partisë Demokratike, nuk ka rrugë tjetër për të dalë nga ky ngërç, përveç qeverisë teknike.


Basha: Qytetarët janë ngritur më 18 shkurt dhe nuk do të ulen më deri në fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë, ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të republikës së re.


Qëndrimit të Ramës, kur përmendi shprehjen popullore “ne me bukë ata me gurë” pas kundërshtisë së opozitës për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve,  Basha iu përgjigj me të njëjtën monedhë kur tha se nuk lahet mjalti me shëllirë.


Basha:  Sa për atë thënien ne me bukë dhe ti me gurë, të them se mjalti nuk lahet me shëllirë. Këtë mjaltin që ke gatuar vetë, ka vetëm një rrugë që mos ta hash të gjithin vet, duke iu bashkuar një pakti kombëtar politik i cili njëherë e përgjithmonë do të braktisë projektin e Republikës së vjetër.


Në fund, Basha tha se opozita nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga kauza e saj.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter