Kreu i opozitës, Lulzim Basha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të
reflektojë dhe të mos e shohë përgjegjësinë për shtyrjen e vendimmarrjes
për statusin askund tjetër, përveçse tek vetja.



“Fajin, sipas  tij, e ka Europa, e ka Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe  vendet e tjera që vendosën shtyrjen e afatit për Shqipërinë. Këta janë në ngërç, këta  duhet të zgjidhin  ngërçin e tyre, këta duhet të korrigjohen.  Ndërsa Qeveria shqiptare dhe kreu i saj nuk kanë asgjë për të  korrigjuar edhe pse statusin e bërë gati nga qeveria e Partisë Demokratike e bënë me hije derisa e humbën fare gjatë tre muajve të qeverisjes së  tyre. Me StatusiGreqia në ndihmë të Shqipërisë
“Reforma të thella shtet-ndërtuese”
Kukan: Shtyrja e statusit, jo e drejtë
çfarë shpalosi mbrëmë, me leximin që i bëri vendimit të Këshillit Europian, duke parë qimen në syrin e të tjerëve dhe duke mos parë traun në syrin e tij, shqiptarët nuk kanë gjë në vijë, fati nuk do t’i buzeqeshë  Shqipërinë as pas gjashtë muajsh, një dështim i ri e pret vendin në lidhje me statusin, nese nuk do të ketë reflektime të thella  me kokën ulur dhe në drejtimin  e duhur”, tha Basha. Sipas kreut te opozites vendimi i Bashkimit Europian per shtyrjen e vendimmarrjes ne qershor lidhet ekskluzivisht me shkeljen e standardeve demokratike europiane nga Qeveria e Kryeministrit Rama. “Standardi i Europës është sundimi i ligjit. Standardi i Ramës gjithë këtë periudhë  ka qenë dhe  vazhdon të jetë  “ligji jam unë” çka duket qarte nga shkeljet në seri përmes vendimeve të qeverisë, të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave. Standardi i Europës janë zgjedhjet  e lira. Standardi i Rama-Metës është blerja e votës. Standardi i Europës është dialogu, standardi i Ramës  është monologu dhe arbitrariteti”, theksoi Basha.   Zoti Basha thote se Partia Demokratike do te beje gjithcka per te mos lejuar Kryeministrin Rama te marre me vete ne te tatepjeten e tij edhe integrimin e vendit. “Me bilancin zero të paketës së tij të 100 ditëve të para, me dështimin në marrjen e statusit, me rrokullisjen e ekonomisë nga stabiliteti në negativitet, drejt zeros po rrokullisen edhe arsyet pse duhet të drejtojë Qeverinë ky njeri. Mbrëmë me leximin e gabuar të vendimit te KE-së, ai hoqi me duart e veta edhe një shkallare tjetër në tatëpjetën që ka marrë”, theksoi Basha. / Top Channel