Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përpara takimit me kongresmenët amerikanë ka mbajtur një fjalim nga çadra e protestës, ku ka hedhur akuza të rënda për zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.


Basha tha se ata janë korruptuar nga Edi Rama dhe se nuk kanë raportuar drogën që ka pushtuar vendin.


Zyrtarët ndërkombëtarë  janë të korruptuar, sepse ata nuk raportonin drogën dhe sot janë bashkëfajtorë me Edi Ramën dhe nuk dalin dot nga rrethi vicioz, sepse kanë mohuar krimin e drogën. Ata janë bërë njësh me Edi Ramën, jo për interesat e Bashkimit Europian por për interesat e xhepave të tyre, – u shpreh Basha. – Por nuk ia dolën dot sepse për tre vjet e gjysmë ne bëmë betejë. E vërteta e shqiptarëve të dëshpëruar nuk depërtoi dot, deri sa ju u ngritët dhe u bashkuat me këtë lëvizje madhështore, kombëtare dhe demokratike. Të vetmit që ia dolëm ishim ne, që iu tregojmë miqve tanë ndërkombëtare  të vërtetën e shqiptarëve.  Sot Europa mbarë, e njeh problemin.  Data më e rëndësishme në këtë kalendar është 13 maji, ku së bashku do të bashkohemi në protestë. Do shpallim nga ky shesh falimentimin e Republikës së Vjetër dhe themelimin e Republikës së Re, tha Lulzim Basha.


Gjithashtu ai vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kriminelët e sjellë në pushtet nga ai, kapën institucionet.  Projekti i vetëm i Republikës së Vjetër ka qenë dhe mbetet pasurimi dhe pushteti i një grushti pushtetarësh përkrah Edi Ramës. Kriminelët e Partisë Socialiste kapën institucionet. Ata duan drejtësi sipas formulës Rama-Xhafja-Shullazi. E planin e tij prishja e zgjedhjeve të ardhshme ka rëndësi jetike. Çdo gjë është bërë në funksion të pasurimit të tij, vijoi ai.


10 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)