Kur na ndajnë edhe pesë ditë nga protesta e paralajmëruar nga opozita më 27 janar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD, për t’i dhënë disa udhëzime të rëndësishme deputetëve të tij.


Kryefjala e porosive të Bashës ka qenë seanca parlamentare e ditës së enjte.


Kreu i opozitës i ka kërkuar deputetëve demokratë që këtë seancë ta shfrytëzojnë maksimalisht për të ftuar shqiptarët për një tubim masiv më 27 janar.


Në fokus të diskutimeve ditën e enjte të jetë protesta e 27 janarit, ka thënë Basha.


Ai ka kërkuar që ftesën e tyre për shqiptarët deputetët ta lidhin fort me tre elementë shqetësues si varfëria, korrupsioni dhe krimi.


22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)