lulzim-basha-mediu1

Partia Republikane do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend. Ndonëse në Parlament, republikanët përfaqsohen vetëm me kryetarin e tyre, Fatmir Mediut, një marrëveshje mes dy forcave kryesore të së djathtës në opozitë ka bërë që Basha ti jap aleatit të tij plot 6 dpeutetë.


lulzim-basha-mediu1


Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Nadire Meçorapaj, Fatbardha Kadiu, Isuf Çela dhe Hekura Hoxhalli janë 6 deputetët e PD-së që janë regjistruar si republikanë në parlament.


Lindita Metaliaj do të jetë nënkryetare e grupit parlamentar të PR, ndërkohë që Isuf Çela do të jetë sekretar i grupit. Në këtë mënyrë, Mediu do të marrë zyrën e tij në Parlament dhe do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Kryetarëve.


E veçantë e deputetëve që kanë kaluar me Partinë Republikane është fakti se 5 prej tyre kanë qenë të dytët në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.


Oriola Pampuri ka qenë e dyta në Tiranë, Lindita Metaliaj në Lezhë, Nadire Meçorapaj në Vlorë, Fatbardha Kadiu në Durrës, Isuf Çela në Kukës, ndërkohë që Hekuran Hoxhalli ishte i treti në listën e PD-së në Korçë.


Kreu i grupit të PS-së, Tulant Balla e kundërshtoi në parlament krijimin e këtij grupi parlamentar duke deklaruar se çdo deputet duhet ti qëndroi forcës politike për të cilën e kanë votuar, shkruan “Panorama”.